Site icon Telegrafi

Bora mbulon rrugët e Prishtinës – krijon sfida në qarkullim

Bora ka zbardhur sot qytetin e Prishtinës.

Reshjet që kanë nisur gjatë natës kanë vazhduar edhe në mëngjes, duke mbuluar rrugët dhe trotuaret dhe duke shkaktuar edhe sfida për drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët.

Rrugët nuk dukeshin të pastruara, ndërkaq autoritetet kanë bërë thirrje për kujdes të shtuar gjatë lëvizjes.

Meteorologët parashikojnë që temperaturat të qëndrojnë të ulëta edhe në ditët në vijim, me mundësi për reshje të tjera bore. /Telegrafi/

Exit mobile version