Sot (e mërkurë) qytetarët e Republikës së Kosovës janë ndeshur me një mot të vranët me temperatura të ulëta, gjersa befasia erdhi në mesditë kur i gjithë vendi filloi të ‘shkundet’ me fjolla dëbore.
Ndonëse jemi në pranverë, i ftohti duket se nuk ka ndër mend të ndalet edhe për pak kohë, dhe kjo gjë u ka bërë përshtypje edhe figurave publike.
Shumë prej këngëtarëve të njohur kosovarë kanë publikuar imazhe në rrjetet e tyre sociale, në të cilat shfaqin borën që po binte në qytetin ku ata ndodheshin.
Disa me qejf e disa me indinjatë, sidoqoftë shumica prej tyre kanë ngelur të befasuar nga bora e muajit prill.
Këngëtarja Vesa Luma e cila këto ditë ndodhet në Prishtinë për xhirimet e klipit të ri, duket se nuk e ka edhe aq shumë qejf borën, kështu të paktën ka lënë të kuptohet ajo përmes një videoje që ka publikuar në InstaStory, ku shkruan se edhe pse muaji prill në Kosovë po vazhdon bora.
Ndërsa ndryshe nga ajo, Yll Limani e Dhurata Ahmetaj duken më të entuziazmuar teksa shohin borën që u kthye edhe njëherë në shtëpitë e tyre.
Më poshtë ju sjellim disa prej postimeve të artistëve në rrjetet sociale, të cilët u befasuan sot nga rënie e borës në Kosovë. /Telegrafi/