Site icon Telegrafi

Boone tregon detaje nga biseda me Lajçakun për Kosovën

Sekretarja e franceze e Shtetit për Çështje Evropiane, Laurence Boone, ka dhënë detaje për takimin që ka zhvilluar të martën në Paris me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Bonne, përmes postimit në platformën “X”,  tha se ka mirëpritur progresin e fundit në lidhje me njohjen reciproke të targave të automjeteve në mes Kosovës dhe Serbisë.

“E lumtur që takova Miroslav Lajçakun dhe pata mundësinë që të ritheksoja mbështetjen tonë konstante për normalizim të marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës. Gjithashtu mirëprita progresin e fundit në lidhje me njohjen reciproke të targave të automjeteve”, tha Boone, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Lajçak falënderon Francën për mbështetjen e dialogut Kosovë-Serbi

Diplomati evropian gjatë kësaj vizite është takuar edhe me këshilltarin diplomatik të presidentit të Francës, Emmanuel Bonne. /Telegrafi/

Exit mobile version