Site icon Telegrafi

Boom përgatit aeroplanin supersonik, United Airlines tashmë ka bërë porositë e para – udhëtimi San Francisco-Tokio do të zgjasë vetëm 6 orë

Kompania amerikane Boom është një hap drejt arritjes së qëllimit të “rikthej në jetë” aeroplanët supersonikë, pasi që ka prezantuar planin për ndërtimin e një fabrike në aeroportin ndërkombëtar Pedmeont Triad në Karolinën e Veriut.

Kur të ndërtohet fabrika, do të punësohen rreth 1.750 persona deri në vitin 2030 që do të punojnë në prodhimin e aeroplanit të ardhshëm supersonik Overture, transmeton Telegrafi.

Në kompaninë Boom shpresojnë se aeroplani do të transportojë pasagjerët në vitin 2029, e ndërtimi i fabrikës pritet të fillojë këtë vit. Më pas pritet edhe prodhimi i aeroplanit në vitin 2024, e do të duhej të ishte i gatshëm më 2025 dhe të ngritet në qiell një vit më pas.

Kjo fabrikë do të prodhojë aeroplanë për kompanitë siç janë Japan Airlines, United Airlines dhe shumë aviokompani tjera. Në fakt United Airlines vitin e kaluar njoftoi se do të blejë 15 Overture, pasi që fluturakja të plotësisht standardet operative dhe të sigurisë.

Sipas marrëveshjes United Airlines do të blejë në total 35 aeroplanë. E Boom pretendon që Overture do të sjellë revolucion në aviacionin komercial, pasi do të mund të arrijë shpejtësinë prej 1,7 Mach, ku fluturimi nga San Francisco deri në Tokio do të zgjatë vetëm gjashtë orë. Ky fluturim sot zgjatë mbi 11 orë. /Telegrafi/

 

 

 

Exit mobile version