Sulmuesi afrikan, Wilfried Bony pritet të largohet nga Manchester City.
Pas ardhjes së Pep Guardiolës, Bony nuk ka luajtur shumë nën urdhrat e spanjollit.
Kësisoj reprezentuesi i Bregut të Fildishtë ka pranuar të largohet gjatë janarit nga City.
E ardhmja e tij pritet të jetë në Turqi tek kampion turk Besiktas.
Kampioni aktual i Turqisë ka ofruar 15 milionë euro për transferimin e 28-vjeçarit i cili është i huazuar te Stoke City. /Telegrafi/