Site icon Telegrafi

Bonusin e fituar në botërorin e kombëtareve, Matuidi e dhuron për bamirësi 330 mijë euro

Mesfushori i Juventusit, Blaise Matuidi ka zbuluar se ka dhuruar për bamirësi fitimet e Kupës së Botës.

Francezëve u takuan 38 milionë dollarë për fitimin e titullit më të madh botëror për kombëtaret ndërkohë që secili prej 23 lojtarëve që përfaqësuan Les Blues fituan nga një bonus prej 330 mijë dollarëve.

“Ne të gjithë jemi të lirë të marrim atë vendim [të dhurimit] dhe ta bëjmë publike, por po, i dhurova para shoqatës sime”, tha Matuidi për Journal du Dimanche.

“Kylian [Mbappe] ka absolutisht të drejtë kur thotë se fitojmë shumë para. Për ne nuk është shumë, por ajo që bëjmë është e madhe për ata”.

“Gjëja më e rëndësishme është që kjo vjen nga zemra dhe e bëjmë atë sepse me të vërtetë kujdesemi. Kur shoh një fëmijë duke buzëqeshur, ajo më mbush me lumturi”, tha futbollisti i Juventusit.

Lexo po ashtu Francë e natyralizuar, vetëm shtatë futbollistë francez morën pjesë në Rusi

Theksojmë “Tremplins Blaise Matuidi” është një organizatë bamirëse, e cila synon të riintegrojë fëmijët e varfër në shoqëri.

Ndryshe, edhe disa prej lojtarëve të tjerë francezë kanë paralajmëruar se do t’i dhurojnë për bamirësi paratë e fituara në saje të kampionatit në Rusi. /Telegrafi/

Exit mobile version