Site icon Telegrafi

Bonucci tregon tre sulmuesit më të fortë me të cilët është përballur, zbulon emrin e lojtarit që e linte pa gjumë para ndeshjeve

Kapiteni i Juventusit, Leonardo Bonucci, pranon se ai ‘nuk mund të flinte’ një natë para ndeshjes kundër ish-sulmuesit të Chelseat, Didier Drogba, edhe pse Duvan Zapata dhe Dusan Vlahovic gjithashtu llogariten si kundërshtar të fortë.

Italiani u intervistua nga mbështetësit e rinj të Juventusit drejtpërdrejt në kanalin zyrtar të klubit në Twitch.

Kur u pyet se kush është sulmuesi më i fortë me të cilin është përballur ndonjëherë, Bonucci u përgjigj me shpejtësi dhe siguri.

“Mendoj se ishte Drogba, nuk do të flija natën para ndeshjes kundër tij”, ka thënë fillimisht Bonucci.

“E njëjta gjë vlen edhe për Duvan Zapatën e Atalantas, gjithmonë më ka shqetësuar fiziku i tij. Pastaj Vlahovic kur luante për Fiorentinën”.

Gjithsesi, mbrojtësi italian nuk i ndjek me vëmendje vetëm sulmuesit.

“Si kundërshtar, unë e admiroj Luka Modric, poezia që ai transmeton duke luajtur futboll është thjesht sensacionale”.

 

Bonucci ka luajtur me disa nga sulmuesit më të mirë në botë në Juventus, por ka veçuar dy.

“Përveç Cristiano Ronaldos, Tevez është shoku i skuadrës që më ka bërë më shumë përshtypje, jo vetëm për mentalitetin e tij”, përfundoi italiani. /Telegrafi/

Exit mobile version