Lenardo Bonucci mund të largohet nga Juventusi në fund të këtij stinori.
Shtylla e mbrojtjes së gjigantit italian është nga më të vlerësuarit në botë në pozitën e tij.
Ai së fundmi është lidhur me një kalim të mundshëm tek kampioni aktual i Anglisë, Chelsea.
Mediat në Itali kanë shkruar se Antonio Conte i cili pritet ta marrë drejtimin e Chelseat do të tentoi transferimin e Bonuccit në Londër.
Bonucci ka kontratë deri në vitin 2020 me Juventusin dhe fiton dy milionë euro në stinor, mirëpo Chelsea është e gatshme t’i ofrojë pagë vjetore tri herë më të lartë dhe të paguaj dëmshpërblim për të prej 40 milionë eurove. /Telegrafi/