Nisi si një thashetheme i afati kalimtar, por tashmë gjithçka ka marr formë dhe kthimi i Leonardo Bonuccit te Juventusi po bëhet realitet.
Milani e Juventusi tashmë kanë filluar bisedimet.
Kuqezinjtë kanë shprehur dëshirë për mbrojtësin e talentuar italian, Matia Caldara.
Në anën tjetër Juventusi më shumë preferon të ofrojë emra si Gonzalo Higuain, Medhi Bentia dhe Marko Pjaca.
Juventusi i ka vënë kushte dy kushte Bonuccit për rikthim, shkruan Tuttosport.
Njëri ka të bëjë me karakteribn ekonomik e tjetri me atë moral.
Bonuci ka një pagë prej 7.5 milionë euro, që shkon deri në 10 milionë me bonuse, ndërsa Juventusi kërkon nga që ta reduktojë në 5 milionë euro.
Së dyti, Juventusi i ka kërkuar lojtarit të kërkojë falje ndaj tifozëve, sidomos për festimin e golit të shënuar në Torino.
Mbetet vetëm pajtimi me tifozët pasi me Max Allegrin ka ndodhur, i cili e ka dhënë dritën e gjelbër që lojtari të kthehet. /Telegrafi/