Site icon Telegrafi

Bonucci: Do ta kërkojmë fitoren sërish të mërkurën

Leonardo Bonucci e ka përshkruar golin e tij në ndeshjen kundër Interit dhe ka thënë se Juventusi dëshiron të fitojë sërish të mërkurën.

Mbrojtësi e shënoi me vole golin e parë të Bianconerëve në fitoren prej 2-0 në kuadër të Serie A, ndërsa dy rivalët do të takohen sërish në mesjavë në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Italisë.

“Kur e pashë topin që vinte drejt meje, u përpoqa ta godas sa më fortë që mundja. Pata fat që e mbajta më ulët dhe nuk e godita Samir Handanovicin”.

“Tash duhet të vazhdojmë tutje dhe mendja jonë është te e mërkura, sepse përkundër se e kemi fituar ndeshjen e parë 3-0, Interi do të përpiqet ta fillojë fuqishëm”, ka deklaruar Bonucci për Mediaset Premium. /Telegrafi/

Exit mobile version