Mbrojtësi i Juventusit, Leonardo Bonucci u gjobit me 10,000 euro pas një grindjeje me sekretarin e Interit, Cristiano Mozzillo.
Bonucci e shtyu anëtarin e stafit të Interit pas fitores së vonshme të Nerazzurrëve falë golit të Alexis Sanchez kundër Zonjës së Vjetër në përballjen finale të Superkupës së Italisë të zhvilluar të mërkurën mbrëma.
Mbrojtësi veteran ishte rikuperuar nga një dëmtim dhe ishte në fushë, duke pritur që të futej si zëvendësues në sekondat e fundit të shtesës, për të ekzekutuar një penallti në gjuajtje.
Sipas raportimeve të shumta, ai ishte i mërzitur nga festimi i Mozzillos për golin e minutës së 120-të të Interit, ndaj u përpoq të qëronte hesapet me sekretarin e zikaltërve.
Sipas mediumit Il Tempo, Bonucci, madje i ka bërtitur “do të të vras”, ish-anëtarit të stafit të Napolit.
Bonucci: sanzione di 10 mila euro al difensore “per essersi, al 16° del secondo tempo supplementare, reso protagonista di un alterco con un dirigente della squadra avversaria che veniva dal medesimo strattonato; infrazione rilevata da un collaboratore della Procura federale”.
— Simone Togna (@SimoneTogna) January 13, 2022
U raportua se Bonucci mund të ishte përballur me një ndalim prej një apo më shumë ndeshjeve pasi hetuesit federalë kishin parë skenën dhe e kishin raportuar atë.
Megjithatë, Prokurori Federal e gjobiti italianin me 10 mijë euro, kështu që Bonucci do të jetë në dispozicion kur Zonja e Vjetër të presë Udinesen në Allianz Stadium në ndeshjen e tyre të radhës në Serie A të shtunën. /Telegrafi/