Kapiteni i Milanit, Leonardo Bonucci, ka thënë se rrugëtimi i Rossonerëve për majat e futbollit italian tashmë ka filluar.
Klubi nga Milani ka korrur fitoren e dytë në Serie A, duke mundur 2-1 ndaj Cagliarit.
“Kemi mbyllur një cikël të rëndësishëm të ndeshjeve. Rrugëtimi jonë ka filluar”.
“Këto ndeshje na kanë ndihmuar, na kanë treguar vlerën e shpirtit dhe sakrificës. Sonte ia kemi vështirësuar gjerat vetës, kemi bërë gabime”.
“Tani kemi pushimin, kur të kthehemi do të jetë një cikël i ri që po na pret dhe ne duhet të jemi gati. Duhet të vazhdojmë ditë pas dite duke u përmirësuar”.
“Ky rrugëtim duhet të na ndihmojë të bëjmë Milanin e madh prapë. Jemi vetëm në fillim. Jemi vetëm në fillim. Duhet të përmirësohemi dhe të bëhemi skuadër e bashkuar”.
“Nuk po shikojmë skuadrat tjera pasi Napoli dhe Juventusi janë pak para nesh, po shikojmë vetëm vetën, të bëhemi grip dhe të japim gjithçka në fushë”, ka thënë Bonucci. /Telegrafi/