Juventus do të refuzojë ofertën 60 milionë euro të Manchester Cityt për Leonardo Bonucci dhe do t’i ofrojnë atij një rinovim.
Pep Guardiola e ka rezervuar yllin e Euro 2016 me Italinë si një përforcim ideal për mbrojtjen e tij në sfidën e re në Etihad Stadium.
Por, sipas Tuttosport, i preferuari i tifozëve bianconerë nuk ka dëshirë të largohet nga Torino dhe në vend të kësaj do të fillojë negociatat për të zgjatur qëndrimin e tij te Juventusi.
Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet
Agjenti i tij do të takohen me klubin në dy javët e ardhshme për të diskutuar një marrëveshje të re që parasheh pagë prej 4.5 milionë euro në sezon.
Zgjatja e fundit e kontratës së 29-vjeçarit ishte në vitin 2015, dhe është nën kontratë me Juventusin deri në qershor 2020. /Telegrafi/