Leonardo Bonucci u përplas me një anëtar të stafit të Interit në vijën kufizuese pasi Juventusi humbi në finalen e Superkupës së Italisë ndaj Nerazzurrëve në kohën shtesë të vazhdimeve.
Interi fitoi trofeun me një gol të Alexis Sanchez në sekondat e fundit të kohës shtesë, duke vulosur rezultatin 2-1 pas një goditjeje me kokë të Weston McKennie dhe penalltisë së Lautaro Martinez.
Megjithatë, jo gjithçka shkoi mirë, pasi pati edhe eksese në vijën anësore, aty ku veterani i Juventusit, Bonucci, po pritste të zëvendësohej.
Sipas faqes Juventusnews24.com, ishte sekretari i Interit, Cristiano Mozzillo, ai që u shty dhe pati përplasje verabale nga Bonucci pranë stolave në Giuseppe Meazza.
E gjitha erdhi pasi Bonucci kishte qenë në vijë duke pritur të hynte si zëvendësues thjesht në mënyrë që të mund të ekzekutonte një penallti në gjuajtje, me stafin e Juventusit që po u kërkonte lojtarëve të tyre të bënin një faull taktik apo ta nxirrnin topin jashtë në mënyrë që ai të inkuadrohej.
Por, nuk shkoi aq larg, pasi Alexis Sanchez u gjend perfekt në zonë dhe shfrytëzoi për mrekulli gabimin e Alex Sandros për të shënuar në minutën e 120-të .
Duke parë që plani dështoi para syve të tij dhe stafi i Interit po festonte pranë tij, Bonucci u kthye furishëm dhe u shfaq duke shtyrë me nervozizëm Mozzillon. /Telegrafi/
Ma che ha fatto Bonucci al gol di Sanchez? pic.twitter.com/XMxUehnwz4
— Roberto Dupplicato (@duppli) January 12, 2022