Mbrojtësi i Juventusit, Leonardo Bonucci, ka siguruar se nuk ka asnjë problem me Massmiliano Allegrin.
Qendërmbrojtësi është parë duke i brohoritur trajnerit gjatë ndeshjes ndaj Palermos, tensione që më pas u bartën në media.
Megjithatë, tash Leonardo Bonucci vet mohon telashet me teknikun italian.
“Mendoj se këto gjëra ndodhin gjatë sezonit. I ndihmoi grupit, sepse cementuam mirëkuptimin në skuadër”.
“Ne duhet që gjithmonë të mbajmë respektin e duhur dhe rolet tona. Unë gabova dhe kam paguar për këtë, trajneri gaboi dhe ka paguar për këtë. E harruam dhe shkojmë përpara”.
“Mund të ndodhë, me rëndësi që të kuptojmë kur e kemi gabim”, u shpreh Bonucci. /Telegrafi/