Telegrafi

Bonucci në planet e Newcastle, Juve do ta largonte me dëshirë

(Foto: Getty Images)

Newcastle United ka nisur përpjekjet për një transferim të mundshëm të mbrojtësit të Juventusit, Leonardo Bonucci.

36-vjeçari ka edhe një vit në kontratën e tij me Zonjën e Vjetër që do të ishte e gatshme ta shesë gjatë kësaj vere.

Italia përfiton rreth 6.5 milionë euro neto për sezon (rreth 13 milionë euro bruto) dhe largimi i tij do ta lehtësonte dukshëm listën e pagave të Bianconerëve që është ndër prioritetet e kësaj vere.

Lexo po ashtu Leonardo Bonucci ka marrë vendimin përfundimtar për t'i dhënë fund karrierës - ai ka vetëm një dëshirë

Calciomercato.com njofton se Newcastle veçmë po i shqyrton mundësitë për ta realizuar transferimin e veteranit në këtë afat kalimtar.

Akoma nuk ka asnjë ofertë, por Juve është duke pritur e shpresën se mund të ketë zhvillime në javët në vijim. /Telegrafi/