Site icon Telegrafi

Bonucci i lumtur që Kean dëgjoi këshillën e tij për të qëndruar te Juve

Moise Kean (Foto: Claudio Villa/Getty Images/Guliver)

Leonardo Bonucci thotë se është i lumtur që Moise Kean ka dëgjuar këshillën e tij dhe të Giorgio Chiellinit për të qëndruar te Juventusi.

Kean shënoi në debutimin e tij me përfaqësuesen e Italisë ndaj Finlandës, duke i treguar edhe një herë të gjithëve se ai ka të ardhme të madhe para.

“Kean është rritur shumë dhe ka bërë hapa përpara”, ka thënë Bonucci pas ndeshjes.

Moise Kean, Federico Bernardeschi dhe Cristiano Biraghi para ndeshjes ndaj Finlandës, e vlefshme për kualifikimet Euro 2020 (Foto: Claudio Villa/Getty Images/Guliver)

“Shpresoj që ai mund të menaxhojë presionin që është në atë aktualisht. Ai bëri mirë që qëndroi te Juventusi. Ai foli me Giorgio (Chiellinin) dhe gjithashtu dhe unë fola me atë. Kur stërvitesh me Ronaldon, Dybalan dhe Douglas Costan, mund të mësosh si të rritesh si lojtar”.

“Jam i lumtur që ai ka dëgjuar këshillën time dhe ai po bën përparime të mëdha. Tani të largohet nga presioni dhe të vazhdojë mirë”.

“Ai është 18 vjeçar dhe si 18 vjeçar, atij i mungojnë disa gjëra jashtë futbollit, por e rëndësishme se gjërat e tilla janë të vogla. Së fundmi ai ka mësuar shumë nga grupi, si të respektojë rregullat. Tani shpresoj që ai të bëjë mirë me përfaqësuesen dhe Juven”, ka thënë Bonucci. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=POwZKNuVav0

Exit mobile version