Leonardo Bonucci e pranon se ëndrra e tij është që një dit të bëhet trajneri i Juventusit dhe se largimi drejt Milanit, nuk ishte vendimi i duhur.
Ishte raportuar për një përçarje mes Max Allegri dhe Bonuccit, që bëri që mbrojtësi të bashkohet me Milanin verën e shkuar, por u kthye pas një sezoni në San Siro.
“Ëndrra ime është që të bëhem trajner i një skuadre të madhe, ndoshta Juventusit”.
“Kjo është arsyeja pse unë jam duke vëzhguar dhe duke marr sekretet e trajnerëve të mëdhenj që janë përpjekur të sjellin më të mirën nga unë”.
“Allegri? Ne kemi pasur diskutime të nxehta, por njerëzit inteligjentë dhe të pjekur shtrëngojnë duart dhe përqendrohen në të njëjtin objektiv së bashku”.
“Dhurata e një trajneri është inteligjenca e tyre dhe që ua lejon atyre të menaxhojnë një dhomë të veshjes aq e rëndësishme sa ajo e Juventusit”.
“Loja që do të doja të harroj plotësisht ishte finalja e dytë e Ligës së Kampionëve. Ne besuam në Cardiff. Më dhemb kur e kujtoj”.
“Pavarësisht ardhjes sime apo Cristianos, klubi ka ndërtuar një skuadër të rëndësishme, të cilët janë në gjendje të konkurrojnë me dy, tre skuadrat kryesore evropiane dhe të fitojnë Ligën e Kampionëve”.
“Me kalimin e kohës dhe duke shikuar nga jashtë, e kuptova se duke lënë Juventusin nuk ishte një vendimi i duhur, sepse vetëm këtu dhe me këtë fanellë mund ta shpreh potencialin tim në fushë dhe jashtë saj”.
“Së bashku me Presidentin Agnelli dhe me agjentin tim, u bë që të kthehesha dhe e kuptova se ishte e vetmja gjë që me të vërtetë doja”, ka thënë Bonucci. /Telegrafi/