Telegrafi

Bonucci kritikon Dybalan për gjestin e tij

Juventus' forward Paulo Dybala from Argentina (L) celebrates with teammate Juventus' defender Leonardo Bonucci after scoring during the Italian Serie A football match Juventus Vs Hellas Verona on January 6, 2016 at the "Juventus Stadium" in Turin. AFP PHOTO / MARCO BERTORELLO / AFP / MARCO BERTORELLO (Photo credit should read MARCO BERTORELLO/AFP/Getty Images)

Leonardo Bonucci ka kritikuar Paulo Dybalan për gjestin e tij kundrejt trajneri Massimiliano Allegrit.

Mbrojtësi që u zgjodh lojtari më i mirë italian, tregoi se Dybala kërkoi falje menjëherë pas lojës.

“Dybala bëri një gabim sepse ai nuk tregoi mungesë respekti vetëm kundër trajnerit po kundër të gjithëve”.

“Ne jemi të gjithë një trup dhe duhet të qëndrojmë të gjithë të bashkuar, gjithmonë”.

“Megjithatë ai menjëherë kërkoi falje dhe ne e kuptojmë sepse është shume i ri dhe ka dëshirë që ta ndihmoj ekipin deri në minutën e fundit. Ai është vendimtar për ne”, ka thënë Bonucci.  /Telegrafi/