Site icon Telegrafi

Bonucci flet pas dënimit nga Allegri dhe të ardhmen

Foto LaPresse - Daniele Badolato 06/06/2015 Berlino ( Germania ) Sport Calcio Juventus - Barcellona Champions League 2014 2015 - Finale Nella foto: Massimiliano Allegri , Gianluigi Buffon , Leonardo Bonucci Photo LaPresse - Daniele Badolato 06 June 2015 Berlin ( Germany ) Sport Soccer Juventus - Barcellona Champions League 2014 2015 - Final In the pic: Massimiliano Allegri , Gianluigi Buffon , Leonardo Bonucci

Pas dënimit që mori për ndeshjen me Porton nga klubi për Ligën e Kampionëve, duket se Leonardo Bonucci dhe trajneri Max Allegri kanë bërë paqe me njëri-tjetrin.

Ai flet për herë të parë për situatën.

“Pas sqarimit me trajnerin, gjërat tani shkojnë më mirë se më përpara”, u shpreh mbrojtësi italian.

Bonucci pranoi se dënimi i tij ishte i drejtë dhe se shërbeu për të përforcuar edhe më shumë marrëdhëniet mes grupit, brenda dhomave të zhveshjes.

Mbrojtësi i Juventus dhe kombëtares italiane, për shkak të performancave të një niveli të lartë, ka përfunduar qendër të zërave të afatit kalimtar.

“E ardhmja ime varet nga klubi. Unë kam një kontratë që më mban të lidhur me Juventusin, deri në vitin 2021”.

Mbrojtësi u pyet edhe për një transferim të Allegrit në Ligën Premiere gjatë verës, por ai u përgjigj menjëherë, duke thënë: “Nuk e di. Nuk janë gjëra që më përkasin mua”.

Bonucci tha se do të shtrojë në darkë për skuadrën.

Exit mobile version