Site icon Telegrafi

Bonucci dëshiron të shmangë Tottenhamin në Ligën e Kampionëve

Mbrojtësi i Juventusit, Leonardo Bonucci ka pranuar se do të dëshironte të shmangte Tottenham Hotspur në 1/16-tën e Ligës së Kampionëve.

Bianconerët janë skuadra e vetme italiane e kualifikuar tashmë në fazën e eliminimit direkt, por tri ekipet tjera – Interi, Napoli dhe Atalanta – kanë ende një shans për t’u bashkuar me ta në fazën tjetër.

Bonucci siguron që skuadra e tij tani është e përqendruar në Serie A, por, nëse do të duhej të zgjidhte një kundërshtar në raundin tjetër, është i prirur të shmangë finalistët e 2018-19, Tottenhamin, tani me trajner Jose Mourinhon.

Lexo po ashtu Juve mposht Atleticon dhe siguron vendin e parë në Grupin D

“Nëse duhet të zgjedh një ekip për të shmangur, unë do të thosha Tottenham”, ka thënë fillimisht Bonucci për Sport Mediaset.

“Mourinho mund t’u japë atyre diçka shtesë në lojëra të caktuara”.

Lexo po ashtu Pjanic: Juventusi e dëshiron vetëm Ligën e Kampionëve

“Shumë mund të ndryshojnë nga tani dhe raundi tjetër, por me këtë ndryshim Tottenhami është përsëri në rrugën e duhur, me gjithë respektin ndaj Pochettinos”, përfundoi ylli i Juventusit.

Ndryshe, Juventusi mposhti në mesjavë Atletico Madridin 1-0 për të siguruar pozitën e parë në grupin e tyre dhe synimi kryesor është fitimi i trofeut të madh evropian. /Telegrafi/

Exit mobile version