Site icon Telegrafi

Bonucci: Balotelli ka ndryshuar, është më i matur

Balotelli në stërvitjen e Italisë (Foto: Getty Images)

Leonardo Bonucci insiston se Mario Balotelli ka ndryshuar shumë dhe se tani është shembull.

Me ardhjen e Roberto Mancinit, Mario është bërë edhe kapiten i Përfaqësueses së Italisë, gjë që paksa ka befasuar të gjithë.

“Të jesh kapiten i kombëtares definitivisht është diçka që mund ta ndjesh”, ka thënë Bonucci në konferencën për media.

Roberto Mancini dhe Balotelli gjatë një momenti të stërvitjes (Foto: Getty Images)

“Është një ndjenjë e madhe përgjegjësie, por ajo që tejkalon gjithçka është krenaria. Unë dua të jem shembull për të tjerët, ashtu edhe Mario, ku në mesin e shumë gjërave ai ka ndryshuar, është më i matur”.

“Është e çuditshme të mos gjesh këtu De Rossin dhe Buffonin në mesin e gjithë këtyre, por herët apo vonë duhet të thuash “mjaft'”.

Lexo po ashtu Aktorja e filmave për të rritur, Mia Khalifa i komenton Loris Kariusit në formë përkrahje pas finales, Balotelli ngacmon aktoren

“Unë kam mësuar shumë nga ata dy në të kaluarën dhe shpresoj ato vlera mund t’ia pasojë të tjerëve. Nëse Buffon kthehet do ishte një vlerë e shtuar”, ka shtuar Bonucci.

Balotelli ka pasur një sezon të mire te Nice, në 38 paraqitje në të gjitha garat ka shënuar 28 gola. /Telegrafi/

 

Exit mobile version