Grupi U2 u kanë kërkuar falje fansave për ndërprerjen e koncertit pasi vokalisti, Bono, humbi zërin e tij.
Rokerët irlandezë ishin duke performuar në Berlin të shtunën, por është dashur të ndërprejnë performancën e tyre pas disa këngëve pasi Bono ka vuajtur në skenë.
“Na vjen keq për anulimin sonte. Bono ishte në formë të mirë dhe me zë të mirë para koncertit, por pas disa këngëve, ai ka vuajtur nga humbja totale e zërit të tij”.
“Ne nuk e dimë çka ka ndodhur dhe po marrim këshilla mjekësore. Si gjithnjë, ne falënderojmë adhuruesit për mirëkuptimin dhe sidomos ata që kanë udhëtuar prej larg. Ne do të japim më shumë informacione së shpejti”, shkruan në një komunikatë të grupit.
Bono e ndali në mes koncertin dhe u tha adhuruesve: “Mendoj se nuk mund të vazhdojmë, nuk është kjo e duhura për ju”.
Fillimisht Bono besoi se ky nuk është problem i madh për të.
Aktorja amerikane, Ashley Judd ishte në koncert dhe shpërndau një klip të Bonos para se t’i humbiste zëri.
“Fuqia e zërit të Bonos para se ta befasonte atë në Berlin duke e lënë në skenë. Ai po nxjerrte më të mirën nga vetja me zërin e tij”, u shpreh ajo.
Ajo shtoi se adhuruesit e kanë ndjerë Bonon dhe e kanë kuptuar se ai është “pa fuqi dhe në gjendje të keqe”.
“Ai është i vërtetë dhe është njeri, sikurse ne të gjithë”.
Bendi po performonte në Berlin në kuadër të turneut Experience and INnocence Tour e koncertin e radhës e kanë të martën në Koln. /Telegrafi/