Telegrafi

“Bonita” me tendencën për tu bërë Hit (Video)

Këngëtarja Adelina Berisha para dy ditësh ka lansuar këngën e saj më të re “Bonita”.

Që në momentet e para kënga ka arritur të pëlqehet nga publiku, duke marrë shifra të larta klikmiesh në YouTube.

Suksesin që Berisha po e gëzon me këtë këngë, ajo e shpreh me falenderime të mëdha për fansat në rrjetet sociale.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Kënga “Bonita” e punuar nga Big Bang është ndër më të kërkuat aktualisht në radiostacione, teksa ka arritur edhe të bëhet pjesë e shumë top listave vendore.

Me këtë ritëm suksesi, kënga e re e Adelinës, mund të cilësohet si një nga hitet përmbyllëse të kësaj vere. /Telegrafi/