Telegrafi

Bong Joon-ho shpallet regjisori më i mirë

(Foto: Kevin Winter/Getty Images/Guliver)

Film bërësi jugkorean e ka mposhtur konkurrencën e regjisorëve të mëdhenj për të triumfuar në kategorinë e regjisorit më të mirë në Academy Awards.

Pas Oscarit më të mirë për skenarin, ai u shpall edhe regjisori më i mirë për filmin “Parasite”.

Emra, si Sam Mendes, Martin Scorsese e Quentin Tarantino, ishin konkurrentët e tij.

Bong Joon-ho (Foto: Kevin Winter/Getty Images/Guliver)

Regjisori më i mirë
Bong Joon-ho, Parasite
Sam Mendes, 1917
Todd Phillips, Joker
Martin Scorsese, The Irishman
Quentin Tarantino, Once Upon a Time…in Hollywood


/Telegrafi/