Telegrafi

BONEVET organizon kampe verore për fëmijët e moshës 5-11 vjeç

BONEVET është organizatë jo-qeveritare, me një përvojë 10-vjeçare në edukimin e fëmijëve, të rinjve dhe të rriturve për të identifikuar talentet e tyre dhe të zhvillojnë shkathtësi të reja.

Programi i edukimit në BONEVET gjatë muajve korrik-gusht shtrihet në organizimin e kampeve verore për fëmijët e moshës 5-11 vjeç.

Kampet verore në BONEVET janë programe që ofrojnë aktivitete edukative-argëtuese. Aktivitetet do të jenë të përshtatura për të gjitha grupmoshat, në mënyrë që secili fëmijë të eksplorojë fusha të ndryshme të artit, shkencës, astronomisë, fizikës, teknologjisë e shumë të tjera.

Me një ekip profesionale dhe me një përvojë 10-vjeçare, BONEVET do të ofrojë mundësinë që fëmijët të përfitojnë shkathtësi të reja, të nxisin kreativitetin dhe kuriozitetin e tyre, të krijojnë shoqëri të re e momente të paharruara dhe të zhvillojnë aftësi praktike.

Rrjeti BONEVET shtrihet në 6 qytete të Kosovës, duke përfshirë këtu Gjakovë, Prishtinë, Kaçanik, Kamenicë, Mitrovicë dhe Pejë.

Andaj, më poshtë mund të gjeni për secilën qendër datat dhe temat e kampeve të tyre.

Regjistrimet janë të hapura, andaj rezervoni vendin e fëmijës suaj tani!

BONEVET Prishtina

Kampi Veror 2024

– Eksploruesit e Galaktikës (8-12 Korrik, 2024)

– Udhëtim në kohë (15-19 Korrik, 2024)

– BONEVET masterchefs (22-26 Korrik, 2024)

– Laboratori i çudirave (29 – 02 Gusht, 2024)

– Festivali i Filmit (05-09 Gusht, 2024)

– Aventurat sportive (12-16 Gusht, 2024)

– Java e STEAM (19-23 Gusht, 2024)

BONEVET Gjakova

Kampi Veror 2024

– Let the Game Begin (01 – 05 Korrik, 2024)

– Young Inventors (08 – 12 Korrik, 2024)

– Talent Show (15 – 19 Korrik, 2024)

– Aye Aye, Captain (22 – 26 Korrik, 2024)

– Welcome to The Jungle (29 Korrik – 02 Gusht, 2024)

– BONEVET Carnival ( 05 – 09 Gusht, 2024)

– Imagine, Create & Innovate (12 – 16 Gusht, 2024)

BONEVET Kamenica

Kampi veror 2024

– Vera Olimpike 8-10 vjeç  (8 – 12 korrik)

– Një javë në galaksi 8-10 vjeç  (15-19 korrik)

– Aktorët e Hollywood-it 5-8 vjeç (22 -26 korrik)

– Bon Art në Verë 5-8 vjeç (29 korrik-2 gusht)

– Aerodinamika 11-14vjeç (12-16 gusht)

BONEVET Kaçanik

Kampi veror 2024

– Bon Art n’Verë (15 – 19 Korrik, 2024)

– Eksploro Shkencën (22 – 26 Korrik, 2024)

– Inxhinierët e së ardhmës (5 – 9 Gusht, 2024)

– Mjeshtrit e Artit (12 – 16 Gusht, 2024)

BONEVET Mitrovica

Kampi Veror 2024

– Laboratori veror i shkencës ( 1 – 5 korrik)

– Java e mistereve (8 – 12 korrik)

– Olimpiada verore (22 – 26 korrik)

– Aventurat robotike në hapësirë (12 – 16 gusht)

– Java STEAM (19 – 22 gusht)

BONEVET Peja

Kampi Veror 2024

– Bon Art n’Verë (8 – 12 Korrik)

– Unë do të bëhem… (15 – 19 Korrik)

– Java e Lojërave (22- 26, Korrik)

– Arti i Ushqimit (05 – 09, Gusht)

– Aktorët e Hollywood (12 – 16, Gusht)

– Crazy Science (19- 23, Gusht)