Telegrafi

Bonaventura ‘kërcënon’ Juventusin: Mund t’i mposhtim

Mesfushori i Milanit, Jack Bonaventura, ka folur për derbin e vikendit mes skuadrës së tij dhe Juventusit.

Milani ka befasuar të gjithë këtë edicion duke u renditur në pozitën e tretë me pesë pikë mbrapa liderit Juventus.

Gjithsesi mesfushori italian i Milanit, Bonaventura ka ‘kërcënuar’ me humbje kampionin në fuqi të Italisë.

“Mund ta mposhtim Juventusin. Do të luajmë në shtëpi dhe kemi përkrahjen e tifozëve tanë”, deklaroi Bonaventura.

“E dimë forcën e Juventusit që janë një nivel më lartë, mirëpo do të bëjmë gjithçka për ta fituar ndeshjen”.

“Pengu im është që kam ardhur vonë në Milan dhe nuk jemi duke luajtur në Evropë, mirëpo ky është viti i duhur për tu rikthyer”, deklaroi Bonaventura. /Telegrafi/