Jemi dy xhiro larg Serie A dhe tashmë klubet kanë filluar të mendojnë për afatin kalimtar të janarit.
Një nga emrat më të përfolur në afatin kalimtar të verës pritet të jetë edhe Giacomo Bonaventura.
Sipas Corriere dello Sport, italiani është emri i parë në listën e Mochit për tregun e transferimeve të Romës.
Kështu klubi nga kryeqyteti italian rivalizon Juventusin, që gjithashtu kanë shfaqur interesim për yllin e Milanin.
28-vjeçari ka qenë një nga më të mirët në skuadrën e Gennaro Gattusos, por mungesa në Ligën e Kampionëve mund të bëjë lojtarin të mendojë për një ndryshim ambienti.
Bonaventura ka shënuar shtatë gola në Serie A këtë sezon dhe ka dhuruar katër asistime.
Mesfushori me tipare sulmuese iu bashkua Milanit në sezonin 2014/15 pas paraqitjeve të mira nga Atalanta. /Telegrafi/