Giacomo Bonaventura është afër që të kalojë te Lazio në afatin kalimtar të kësaj vere.
Calciomercato raporton se mesfushori nuk është i lumtur me minutazhën që ka te Rossonerët dhe e kërkon largimin.
Kontrata e 30-vjeçarit skadon në fund të këtij sezoni dhe ai thuhet se ka refuzuar të vazhdojë kontratën me Milanin.
Kështu, skuadra italiane do të jetë e detyruar që të lejojë largimin e tij me parametra zero, e për më shumë ai pritet të kalojë te rivali i tyre nga Serie A.
Lazio dëshiron që të transferojë Bonaventuran, pasi Simone Inzaghi e pëlqen lojën e tij dhe dëshiron ta marrë në radhët e tij. /Telegrafi/