Telegrafi

Bombë nga United: Sponsorët e kthejnë Ronaldon?

Manchester United parashihet se do të bëjë përpjekje maksimale këtë verë për të kthyer Cristiano Ronaldon.

Don Balon shkruan se agjenti i Roanldos, Jorge Mendes dhe Woodward, kanë qenë në kontakt në mënyrë të vazhdueshme këtë sezon.

Presidenti i Realit, Florentino Perez është gati ta shesë Ronaldon këtë verë për 60 milionë euro.

Sponsorët e Unitedit, Chevrolet dhe Adidas, i kanë thënë Woodëardit dritën e gjelbërt ta konkretizojë këtë transferim.

Ronaldo u shit nga United te Reali për 94 milionë euro në vitin 2009. /Telegrafi/