Një bombë artizanale është gjetur këtë javë në një shkollë të mesme në San Jose, duke nxitur autoritet e sigurisë të mendojnë për evakuimin, pasi të shtëna armësh pati në një shkollë tjetër në Kaliforni.
Menaxhmenti i shkollës “Oak Grove” ishte alarmuar, pasi kopshtari kishte gjetur në shkurre pranë parkingut të vetura një pajisje – që në fund u konstatua të jetë bombë artizanale, transmeton Telegrafi.
Pas ekzaminimit që i është bërë, policia ka bërë të ditur se pajisja shpërthyese ishte “funksionale”. E për ta shmangur më të keqen bllokoi gjithë zonën përreth.
Aty menjëherë u shfaq edhe njësiti i deminimit, që në mënyrë të kontrolluar shpërthyen bombën. /Telegrafi/