Boksieri amerikan, Deontay Wilder i njohur ndryshe si “Bombarduesi i bronztë” ka reaguar në rrjetet sociale pas fitores së tij ndaj boksierit kuban, Bermane Stiverne, qysh në raundin e parë të meçit.
Wilder është kampion aktual në kategorinë e WBC për pesha të rënda dhe arriti ta mbrojë titullin për herë të gjashtë që kur e fitoi në janar të vitit 2015 po ndaj boksierit Stiverne.
Amerikani 32-vjeçar arriti të bëjë një super-meç duke e rrëzuar tri herë brenda raundit të parë Stivernen.
Nokauti i tretë në raundin e parë ishte fatal për kubanin, duke bërë që gjyqtari ta ndërpres ndeshjen dhe t’ia jap fitoren me nokaut teknik Wilderit.
Pas fitores, Wilder ka reaguar edhe në profilin e tij privat në rrjetin social “Facebook”, duke e cilësuar si punë të lehtë fitoren ndaj Stivernes.
“Punë e lehtë”, ka shkruar shkurt dhe thjeshtë “bombarduesi i bronztë” në profilin e tij në Facebook.
Pas kësaj fitore, boksieri i madh amerikan ka marr paksa zemër duke i kërkuar luftë Anthony Joshuas, i cili mban tri breza në kategorinë e rëndë.
“Kam shumë frustrim. Karriera ime ka qenë e çmendur. Unë dua të dëshmoj se jam më i miri. Unë e di që jam më i miri. Unë dua të dëshmoj se jam më i miri”.
“Unë e pres këtë luftë një kohë të gjatë. Më dëgjo Anthony Joshua. Unë të shpalli luftë. Unë ka kohë që të pres. Që një kohë të gjatë të pres. Unë e di se jam kampioni e di se jam më i miri. A je gati të më sfidosh?”, kanë qenë fjalët e para të Wilderit pas fitores. /Telegrafi/