Pas gërmimit të bërë në vendin ku fillimisht Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim njoftoi se është gjetur një bombë aeroplanësh me kalibër të madh dhe me peshë 125 kg, është konfirmuar se bëhet fjalë për një bombël oksigjeni prej 1.5 metrash, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim njoftuan se nuk ka rrezik të mëtejmë në rajonin ku është gjetur bomba. /Telegrafi/