Real Madrid kishte ambicie dhe ishte përpjekur për të bindur Pep Guardiolan për të zëvendësuar Rafael Benitezin.
Qëllimi 45-vjeçarit për të lënë Bayern Munichun tashmë ishte bërë i qartë, ndërsa pas dy muajve ishte shpallur si zëvendësuar i Manuel Pellegrini në Manchester City, por sipas biografisë së shokut të Guardiolas, Martin Perarnau, ‘Mbretërit’ kishte provuar për ta bindur.
“Real Madrid thërriti Pep Guardiolan dhe u përpoq e provoi të nënshkruaj me të nëntorin e kaluar, para se të shkarkonin Benitezin” , zbuloti Perarnau për radion spanjolle Cadena Ser, transmeton Telegrafi.
“Madrid kontaktoi [Josep Maria] Orobitg, agjentin e Guardiolës, në mënyrë që të përpiqen dhe të nënshkruajnë kontratës me atë”.
“Por, nga fillimi ajo ishte jashtë diskutimit. Unë kam qenë atje”, përfundoi shoku i ish-trajnerit të Barcelonës. /Telegrafi/