Telegrafi

Bologna përgatit kontratë gjashtëmujore për Ibrahimovicin

Zlatan Ibrahimovic (Foto: Katharine Lotze/Getty Images/Guliver)

Zlatan Ibrahimovic mund të bëjë një rikthim sensacional në Serie A, pasi t’i përfundojë kontrata me LA Galaxy në muajin dhjetor.

Sulmuesi veteran është lidhur me disa klube italiane në muajt e fundit, ndërsa raportohet se Bologna ka shkuar një hap para në përpjekjet për ta angazhuar 38-vjeçarin.

Lexo po ashtu Ibrahimovic: Mund të kaloj te Napoli, Interi apo Bologna

Corriere dello Sport raporton se klubi italian planifikon t’i ofrojë kontratë gjashtëmujore suedezit, e cila do ta mbante në skuadër në gjysmën e dytë të sezonit.

Zlatan Ibrahimovic (Foto: Katharine Lotze/Getty Images/Guliver)

Napoli dhe ish-klubi i tij, Inter, janë destinacionet tjera të përmendura për veteranin Ibrahimovic.

Ndërkaq, gjatë karrierës së tij të gjatë, sulmuesi ka pasur suksese të mëdha te klubet, si Juventusi, Interi dhe Milani. /Telegrafi/