Telegrafi

Bologna 1-1 Milan, notat e lojtarëve

Milani ka barazuar 1-1 në udhëtim te Bologna në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të në Serie A.

Rossonerët  nuk kanë arritur të bëjnë një hap më shumë për të forcuar pozitën brenda top katërshes, pasi janë ndalur me barazim nga Bologna, në një ndeshje ku trajneri Stefano Pioli kishte bërë rotacion në ekip.

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Nicola Sansone (1’) për vendasit dhe Tommasso Pobega (40’) për mysafirët.

Lexo po ashtu Milani nuk arrin më shumë se një barazim te Bologna

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte mbrojtësi i majtë i Milanit, Fode Ballo-Toure, i cili u notua me 7.9.

Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për mesfushorin Aster Vranckx që u vlerësua me 5.8.

Notat e lojtarëve

 

/Telegrafi/