Telegrafi

Bologna 1-0 Inter, notat e lojtarëve – Dështuan Lukaku e Dumfries

Bologna ka fituar me rezultat minimal 1-0 në shtëpi ndaj Interit në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-të në Serie A.

Nerazzurrët nuk kanë arritur ta vazhdojnë serinë pozitive, pasi janë mposhtur në udhëtim te Bologna, e cila ka marrë edhe fitoren e katërt nga pesë ndeshje.

Goli i vetëm në këtë ndeshje erdhi në minutën e 76-të me anë të Riccardo Orsolini, i cili shënoi një gol të bukur për 1-0.

Lexo po ashtu Interi mposhtet nga Bologna

Megjithatë, lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte mbrojtësi i majtë i vendasve, Andrea Cambiaso që u notua me 7.8.

Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për Romelu Lukaku dhe Denzel Dumfries që u vlerësuan me notë 6.3.

Notat e lojtarëve

/Telegrafi/