Interi ka marrë një fitore të vështirë në udhëtim te Bologna me rezultat 1-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të në Serie A.
Ekipi i Antonio Contes ka vazhduar serinë mahnitëse duke arritur edhe fitoren e nëntë me radhë në kampionatin italian.
Goli i vetëm në këtë fitore të Nerazzurrëve u shënua në minutën e 32-të nga Romelu Lukaku.
Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte mbrojtësi i Interit, Alessandro Bastoni, i cili u notua me 7.7.
Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi Mattias Svanberg të vendasve që u vlerësua me notë 6.2.
Notat e lojtarëve
/Telegrafi/