Kanë kaluar më shumë se dy muaj që nga nisja e Big Brother VIP Albania 3.
E duket se në këto çaste është rënduar situata e shumë prej banorëve të shtëpisë.
Ata këtë kohë kanë qenë më të ashpër me njëri-tjetrin, e shihet se janë lodhur edhe nga situatat.
Së fundmi, ditën e ka nisur në një mënyrë jo edhe aq të mirë banorja Erjola Doçi.
Ajo shihet e nervozuar në oborr, teksa i bërtet konkurrentit Liam Mandiaro.
“Boll më, se na lodhët”, u shpreh ajo.
Veç kësaj, këto ditë ka pasur shumë zënka e përplasje në shtëpinë më të ndjekur të momentit. /Telegrafi/