Telegrafi

“Boll Ma”, Estrada i bashkohet protestës së gastronomëve dhe Odës së Hotelierisë e Turizmit të Kosovës

Foto: Screenshot/Instagram

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës dhe Oda e Hotelierisë e Turizmit të Kosovës kanë paralajmëruar një tjetër protestë përpara Qeverisë për shkak të pakënaqësisë me masat e reja.

Në një postim të shpërndarë në rrjete sociale me moton “Boll Ma”, ata bëjnë thirrje që t’i bashkohen protestës, e cila do të mbahet të mërkurën (15 dhjetor) në sheshin “Skënderbeu”, para Qeverisë.

Thirrjes së tyre iu bashkuan një pjesë e madhe e estradës shqiptare, të cilët po ashtu kërkojnë të rikthehen në normalitet, me mbrëmje e koncerte.

Dafina Zeqiri, Butrint Imeri, Don Xhoni, Robert Berisha dhe Mozzik – janë disa nga yjet që e kanë përkrahur këtë protestë të gastronomëve.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Shoqata e Gastronomeve

Më poshtë ua sjellim postimet e tyre të plota:

Butrint Imeri (Foto: Instagram)

 

Robert Berisha (Foto: Instagram)

 

Don Xhoni (Foto: Instagram)

 

Mozzik (Foto: Instagram)

Protesta nis të mërkurën nga ora 13:00. /Telegrafi/