Shoqata e Gastronomëve të Kosovës dhe Oda e Hotelierisë e Turizmit të Kosovës kanë paralajmëruar një tjetër protestë përpara Qeverisë për shkak të pakënaqësisë me masat e reja.
Në një postim të shpërndarë në rrjete sociale me moton “Boll Ma”, ata bëjnë thirrje që t’i bashkohen protestës, e cila do të mbahet të mërkurën (15 dhjetor) në sheshin “Skënderbeu”, para Qeverisë.
Thirrjes së tyre iu bashkuan një pjesë e madhe e estradës shqiptare, të cilët po ashtu kërkojnë të rikthehen në normalitet, me mbrëmje e koncerte.
Dafina Zeqiri, Butrint Imeri, Don Xhoni, Robert Berisha dhe Mozzik – janë disa nga yjet që e kanë përkrahur këtë protestë të gastronomëve.
Më poshtë ua sjellim postimet e tyre të plota:
Protesta nis të mërkurën nga ora 13:00. /Telegrafi/