Driton Kuka njihet si trajner i xhudistes kosovare, Majlinda Kelmendi.
Por, së fundi ish-xhudisti ka zbuluar edhe një talent të ri, të cilin shumë pak e kemi ditur.
Bëhet fjalë për kërcim në ujë, ku ka publikuar edhe disa fotografi teksa shihet si hedhet në një pishinë të bregdetit shqiptar, transmeton Telegrafi.
“Boll bukur kërcejnë gjakovarët, po edhe na kah Peja ja kemi zanat dallëndyshe me kërcyer. Pushimet në bregdetin Shqiptar para se të nisim Projektin Tokyo 2020”, ka shkruan në Facebook, Kuka.
Kujtojmë se Kuka është rikthyer prej Lojërave Olimpike me medalje të artë, të cilën e ka fituar Majlinda Kelmendi në kategorinë 52 kilogram. /Telegrafi/