Telegrafi

Boksierët drejt ringut, gjithçka gati për përballjen e madhe Joshua vs Pulev

Të dy boksierët, Anthony Joshua dhe Kubrat Pulev tashmë janë nisur drejt ringut.

Fillimisht ishte bullgari Pulev ai që shkoi drejt ringut nën tingujt e muzikës së tij të preferuar.

Pas tij ishte radha e kampionit Anthony Joshua, i cili si zakonisht me shumë stil shkoi drejt ringut.

Pritet një ndeshje e fort mes këtyre dy boksierëve që kanë vetëm nga një humbje.

Boksierët janë duke i marr këshillat e fundit para se meçi të fillojë. /Telegrafi/