Site icon Telegrafi

Bojken Lako dhe Semi Jaupaj nuk janë më bashkë

(Foto: Instagram/semijaupaj/bojkenlako)

Bojken Lako dhe Semi Jaupaj nisën një romancë të bukur në vitin 2011, vetëm pak muaj pas ndarjes së kantautorit nga ish-bashkëshortja e tij, Olesia.

Pas disa vitesh bashkë, dyshja i ka dhënë fund lidhjes. Lajmin e bëri të ditur vetë Semi ditën e djeshme në “Kënga Magjike”, në të cilën merr pjesë me këngën “Jetike”.

“A je akoma me Bojkenin?”, e pyeti Ardit Gjerbrea këngëtaren, transmeton Top Channel.

(Foto: Instagram/semijaupaj)

“Bojkeni do ngelet një mik i imi i zemrës. Kam shumë respekt për të dhe do të kem gjithnjë. Është një njeri i afërt i imi. Një mik!”, u shpreh Semi duke i habitur të gjithë me këtë deklaratë.

Kur nisën të dilnin bashkë, Semi ishte vetëm 19 vjeçare, ndërsa Bojkeni 36 vjeçar. Të dy ishin të apasionuar pas rokut dhe kanë punuar bashkë për një periudhë të caktuar kohore kur Semi ishte vokalistja e grupit “Bojken Lako dhe Brezat”.

(Foto: Instagram/bojkenlako)
Exit mobile version