Site icon Telegrafi

Bogojevski: Heqja e vetos bullgare është vetëm skenar, Maqedonia do të paguaj një çmim për këtë

Lideri i partisë “Konceptit Maqedonas”, Petar Bogojevski, beson se Kiril Petkov u bë kryeministër i Bullgarisë vetëm për një arsye, për heqjen e vetos ndaj Maqedonisë.

“Ai është në pushtet në Bullgari, deputetë nga një parti në tjetrën po lëvizin dhe kjo është përgatitur prej kohësh. Problemi është se në marrëdhëniet ndërkombëtare asgjë nuk është falas. Maqedonia duhet të paguajë një çmim për këtë. Ekziston një skenar që qeveria po e fsheh. Do të marrim një datë për negociata, dmth Parlamenti bullgar do të kalojë një deklaratë që nuk do të thotë asgjë, thjeshtë nuk do të ketë veto ndaj Maqedonisë, por vetëm pas ndryshimeve të Kushtetutës do të kemi Konferencën e Parë Ndërqeveritare. Do ta kemi hequr totalisht veton bullgare, por pasi t’i përfshijmë bullgarët në Kushtetutë”, thotë Bogojevski në emisionin “Vetëm e vërteta”.

Ndryshe, aktualisht qeveria bullgare po përballet me situatë kritike se a do të vazhdoj ekzistencën e saj apo jo, sepse një numër i madh i deputetëve dhe ministrave po japin dorëheqje.

Mediat bullgare thonë së arsyeja për largimin e figurave politike nga qeveria, është kryeministri Kiril Petkov, i cili sipas tyre po përgaditet që të largoj veton ndaj Maqedonisë së Veriut.

Exit mobile version