Site icon Telegrafi

Bogojeski: Siljanovska mbjell shpresë të rrejshme në lidhje me emrin e ri të Maqedonisë

Petar Bogojeski nga OBRM-PDUKM thotë se kandidatja për presidente nga kjo parti, Gordana Siljanovska, mbjellë shpresë të rrejshme në lidhje me emrin e ri të shtet.

Sipas Bogojeskit Siljanovska bëhet qesharake kur premton se do të formojë grup të ekspertëve të cilët do të rishikojnë marrëveshjen e Prespës.

“Është pohim qesharake dhe mbjellë një shpresë të rrejshme. Do ta paguajmë shtrenjtë këtë gjatë zgjedhjeve ardhshme parlamentare sepse qytetarët do të bëhen të vetëdijshëm se kjo është e pamundur tani në këtë kontekst historik dhe do të kërkojë llogari për të. Duhet të gjejmë një mënyrë për ta bëjmë të vetëdijshme profesoreshën Siljanovska për interesat afatgjata të OBRM-PDUKM-së. Nuk e di se sa është i vetëdijshëm, por me ato deklarata ajo mbyll dyert e OBRM-PDUKM-së dhe ato dyert janë të vështira për t’u hapur”, tha Bogojevski në emisionin “Samo Vistina”.

Ai shtoi se OBRM-PDUKM filloi të përdorë termin “Republika e Maqedonisë Veriore” në komunikimin zyrtar me shtetin, duke paraqitur ndryshime në Ligjin për Prokurorinë Publike./Telegrafi/

Exit mobile version