Telegrafi

Bogoevski: Kontominas më tha se e ‘ka në xhep’ Gruevskin

Në një intervistë për Top-temë në televizionin Telma, ish-kreu i DSK-së, Sllobodan Bogoevski, ka thënë se propozimi që Nikolla Gruevski të mbetet kryetar i OBRM-PDUKM, ka ardhur nga biznesmeni grek Dimitris Kontominas, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç thotë ai, kjo ka ndodhur pasi Gruevski ka nënshkruar shitjen e “Okta”.

Bogoevsi tha se Kondominas ka urdhëruar kryetarin e atëhershëm Ljubço Georgievskin të ndërrojë Boris Stojmenov nga ministër për financa dhe të vendos Gruevskin, që të mund të fillojë procedura për shitjen e rafinerisë, “Okta”.

Kur Bogoevski ka pyetur Kontominas, pse Gruevski të mbetet në krye të OBRM-PDUKM, biznesmeni grek ka thënë:

‘E mbaj në xhep’.

Sipas Bogoevskit, Ministri i parë i Brendshëm Jordan Mijallkov nuk kishte të bëjë asgjë me OBRM-PDUKM. /Telegrafi/