Telegrafi

Bogoevski: Gruevski do të vazhdojë ta merr rrogën e deputetit edhe në burg

Deputeti i LSDM-së Pavlle Bogoevski, e ka komentuar sot vendimin e deputetëve për të mos ia marrë mandatin e deputetit ish-kryeministrit Nikolla Gruevski.

Bogoevski përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, thotë se sot nuk arritën t’i mbledhin 80 vota dhe Gruevski do të vazhdojë ta merr rrogën e deputetit deri sa do të jetë në burg, njofton Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Deputetët vendosën: Nuk i merret mandati i deputetit Nikolla Gruevskit

“Nuk i mblodhëm 80 vota, Gruevski do të vazhdojë të jetë deputetë dhe të merr rrogë nga qytetarët derisa është në burg. Derisa nuk i mblidhen pesë vite dhe automatikisht nuk ia marrim mandatin mbi këtë bazë. Lufta vazhdon”, ka shkruar Bogoevski.

Përndryshe, në seancën e sotme në Kuvend “pro” marrjes së imunitetit të Gruevskit votuan 58 deputetë, ndërsa 29 ishin “kundër”, që ishte numër i pamjaftueshëm për marrjen e mandatit./Telegrafi/