“Unë mendoj se Gruevski gënjen se përgjohet, ashtu siç gënjeu se Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK) nuk ka kryer përgjimet, se shërbime të huaja e kanë bërë atë me furgonë të verdhë”, tha ish-shefi i DSK-së, Sllobodan Bogoevski, në një intervistë për Kanal 5.
Ai shtoi se nëse është e vërtetë që Gruevski përgjohet, atëherë ai si ish-kryeministër e di procedurën dhe mund të ngrit padi penale për përgjime joligjore, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Vlerësimi është se dëshiron të ikë nga përgjegjësia individuale, si person i cili është i akuzuar për vepra të rënda penale, dëshiron të tregohet si viktimë politike dhe ta largojë vëmendjen nga veprat e tij. I duhen lëvizje të këtilla në prag të zgjedhjeve. Ai ende jeton në filmin e furgonëve të verdhë dhe mendon se njerëzit i besojnë”, tha mes tjerash Bogoevski.
Ai në fund tha se në rrethana të këtilla të presionit të fortë në vend kur duhet të zbardhen përgjimet e paligjshme të publikuara nga LSDM, askujt nuk i shkon ndërmend të kryejë përsëri përgjime./Telegrafi/