Site icon Telegrafi

Bogoev: Gruevski dëshiron ta eliminojë mendimin kritik

Pavle Bogoevski ka komentuar intervistat e ish kryeministrit Nikolla Gruevski, për portalin Republika. Ai thotë se Gruevski përveç që nuk shpjegon fiksimin e madh për Sorosin, nuk arrin të thotë asgjë të re në lidhje me “mega intervistat” e tij, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Përveç se nuk e shpjegon fiksimin e madh për George Sorosin, Gruevski nuk tregoi asgjë të re në pjesën e parë të mega intervistës. Problemi nuk është në sektorin joqeveritar, për të cilin shteti ndan shumë pak para. Sektori joqeveritar edhe pse ka qasje të madhe në burimet shtetërore, asnjëherë nuk duhet të vijë në pozitë që shteti të jetë donatori më i madh. Problemi është në atë se, edhe ato pak fonde që i ndan shteti për sektorin joqeveritarë ndahen në lini partiake”, shkruan mes tjerash në profilin e tij në Favebook, Pavle Bogoevski.

Ai gjithashtu shkruan edhe për mendimin kritik në Maqedoni, me çka thotë se Gruevskit i pengon dhe dëshiron ta eliminojë këtë në shtet./Telegrafi/

Exit mobile version